Dita e parë e garave në “Uimbëlldon”, Grand Slam-in e tretë të tenisit, është ndërprerë nga reshjet e shiut vetëm 40 minuta pas fillimit të garës. Shiu ndërpreu përballjet e tenisit në 15 fusha.
Terreni qqndrore dhe fusha nr. 1 e Uimbëlldonit kanë një çati, por ndeshjet në ato fusha fillojnë më vonë gjatë ditës.
Në terrenet e Uimbëlldonit sot do të paraqitet edhe mbrojtësi i trofeut, tenisti serb Novak Gjokoviç, i cili në turin e parë do të përballet me tenistin nga Korea e Jugut, Sunva Kvon.