Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrolle të përforcuara të veprimit në fushën e komunikacionit, me ç’rast në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 262 dënime.
Siç lajmëroi MPB-ja, nga 262 dënime të shqiptuara, 143 janë për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar, 31 sanksione për vozitje pa patentë shoferë, 17 dënime për kundërvajtje që i bëjnë shoferët e motoçikletave,
Gjithashtu janë shqiptuar gjashtë masa për shfrytëzimin e celularit gjatë vozitjes, shtatë për shoferët fillestar, nëntë për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara dhe katër sanksione për mos shfrytëzimin e rripit të sigurimit.
Nga MPB, dëjnë të ditur se kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojë. “Apelojmë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat në komunikacion për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, porosisin nga MPB-ja.