Grubi mbledh Komitetin per Korridoret 8 dhe 10, themelohen ekipet negociuese

-

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi thirri sot mbledhjen e dytë të Komitetit drejtues për projektin e ndërtimit të Korridorit 8 dhe Korridorit 10 D.

Në seancën e sotme, komiteti vendosi që t’i propozojë Qeverisë formimin e ekipeve për shpronësim, negociata dhe për zbatim të projektit më të madh infrastrukturor të vendit tonë, të cilin do ta zbatojë konzorciumi Bechtel Enka.

Korridori 8 parasheh ndërtimin e autostradës sipas standardeve bashkëkohore të infrastrukturës rrugore në tre akse: Tetovë – Gostivar, Gostivar – Kërçovë, Qafë Thanë – Strugë-Trebenishtë.

Korridori 10 D parasheh ndërtimin e autostradës Manastir – Prilep.

Me ndërtimin edhe të autostradës Shkup – Bllacë, e cila u aprovua nga Kuvendi dhe bordi drejtues i BERZH, qytetarëve të vendit do t’ju lehtësohet dukshëm lëvizja nga vendkalimi kufitar Bllacë me Kosovën e deri në vendkalimin kufitar Qafë Thanë me Shqipërinë.

Realizimi i këtyre projekteve të mëdha të infrastrukturës rrugore do të ndikojë dukshëm në përforcimin e marrëdhënieve tregtare mes vendeve të Ballkanit dhe qarkullimin më të shpejtë dhe më cilësor të qytetarëve të vendeve të Ballkanit.

Ligji për ndërtimin e Korridorit 8 u miratua me datë 15 Korrik 2021 nga ana e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut me propozim të deputetëve të shumicës parlamentare dhe u konfirmua nga gjykata kushtetuese me datë 9 Dhjetor 2021.

Lajmet e fundit

E kryer: Benzema largohet nga Real Madridi pas 14 vitesh, pritet njoftimi zyrtar

Real Madrid's Karim Benzema controls the ball during the Champions League final soccer match between Liverpool and Real...

Grubi: Koncepti i ri i ndërtimit me Bechtel & Enka është garancë e realizimit cilësor dhe më të shpejtë të Korridoreve 8 dhe 10-D

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte i pranishëm sot në vendin prej ky fillon ndërtimi i Korridorit 8. Grubi përmes...

Kendall Jenner merr vëmendjen me fustanin provokues në kuvertën e jahtit në Kanë – Telegrafi

Kendall Jenner bëri një shfaqje mjaft provokuese në një postim të ri në InstaStory të mërkurën. Modelja 27-vjeçare, e...

Heqja e 20 përqindëshit nga Kushtetuta/ Grubi: Do të ndodh kur t’i vijë koha

Nënkryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi, sot ishte pjesëmarrës në fillimin e punimeve për ndërtimin e Korridorit 8,...
- Advertisement -

Rrustemi: Korridori 8 po ndërtohet me koncept të ri infrastrukturor, më shpejtë dhe me korrektësi maksimale

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi deklaroi sot nga terreni punues për Korridorin 8 se në...

Rruga Tetovë-Prizren/ Rrustemi: Është kryer fizibiliteti dhe zgjedhur traseja, vijojmë me proceset pasuese

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi nga terreni punues për fillimin e ndërtimit të Korridorit 8,...