Gjatë debatit të djeshëm në Komisionin për Cështje Evropiane, deputetët e opozitës i janë afruar foltores dhe më pas kanë tentuar të ndërpresin seancën, duke i marrë me forcë mikrofonin drejtuesit Arbër Ademi dhe duke drejtuar akuza e ofendime të rënda ndaj deputetit Ademi.
Por, fatkeqësisht, cila do të mund të ishte arsyeja e këtij incidenti të nxitur nga VMRO-ASH?
A mund të jetë kjo një skenarë i ri i shërbimeve të ndryshme që duan ta bllokojnë integrimin e vendit në BE, respektivisht ato pro-ruse?
Dyshimet bëhen edhe më të mëdha kur e gjithë kjo ndodh në ditën kur Komisioneri për zgjerim dhe politikë të mirë i BE-së Oliver Varhelji, deklaron se konferencat ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mund të mbahen brenda pak ditësh.
Ja deklarata e Komisionerit për Zgjerim.
“Jemi pothuajse aty. Tani është momenti që të gjithë aktorët të bëjnë hapin e fundit. Kam shpresa të larta se konferencat ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mund të mbahen brenda pak ditësh. Të dy vendet kanë zbatuar gjithçka që u është kërkuar dhe janë gati. Gati duhet të jemi edhe ne. Tani kemi një zgjidhje në tavolinë, të miratuar nga parlamenti bullgar kështu që të gjitha pengesat janë tejkaluar”, tha Oliver Varhelji, komisioner për zgjerim.