Biden zbulon qëndrimin e forcës amerikane në Evropë gjatë samitit të NATO-s

-

Joe Biden, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg kanë renditur lëvizjet e reja të trupave, dërgesave të pajisjeve dhe instalimeve ushtarake që synojnë të demonstrojnë rëndësinë e sigurisë, gjersa lufta e Rusisë në Ukrainë po vazhdon ende.

Presidenti është shprehur se Shtetet e Bashkuara si dhe aleatët po rriten, dhe me këtë të gjithë janë duke dëshmuar se NATO-ja është e nevojshme, tani ose kurrë.

“ShBA do të krijojë një seli të përhershme për Korpusin e Pestë të Ushtrisë në Poloni, do të mbajë një brigadë shtesë rrotulluese prej 3,000 trupash në Rumani, do të rrisë dislokimet me rotacion në shtetet baltike, do të dërgojë dy skuadrone shtesë të avionëve luftarakë F-35 në Mbretërinë e Bashkuar dhe stacion mbrojtjeje ajrore shtesë dhe kapacitete të tjera në Gjermani dhe Itali,” ka thënë Biden.

NATO do të jetë e gatshme që së bashku me aleatët të përballet me kërcënimet nga të gjitha drejtimet në çdo fushë, në tokë, ajër e det, ka bërë të ditur i pari i SHBA-ve.

Presidenti i SHBA Joe Biden, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë takimit në samitin e NATO-s në Madrid

Ndërsa, sa i përket tërheqjes së bllokadës nga Turqia ndaj aplikimeve për anëtarësim në NATO për Finlandën dhe Suedinë, ku gjatë ditës së djeshme të 28 qershorit të tre vendet nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në Madrid, Presidenti i Amerikës ka vlerësuar përparimin e diplomacisë me Turqinë, për cka ka thënë se ka qenë një dërgim sinjali për Rusinë se aleanca ishte e bashkuar si dhe në rritje e sipër.

“Vendimi i tyre për t’u larguar nga neutraliteti dhe tradita e neutralitetit për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s do të na bëjë më të fortë dhe më të sigurt dhe NATO-n më të fortë,” u shpreh ai. “Ne po dërgojmë një mesazh të pagabueshëm sipas mendimit tim, sepse NATO është e fortë, e bashkuar dhe hapat që po ndërmarrim gjatë këtij samiti do të rrisin më tej forcën tonë kolektive.”

Sipas Biden, pranimi i dy vendeve skandinave nga Turqia ishte një shenjë se qëllimet e Putinit kanë dështuar.

Turqia heq kundërshtimin ndaj aplikimeve për anëtarësim në NATO nga Finlanda dhe Suedia

Lajmet e fundit

Presidentja Osmani takon Zelenskyn: Askush më mirë se populli i Kosovës s’e kupton dhimbjen e luftën e Ukrainës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar në Moldavi me homologun ukrainas Volodymyr Zelenski, të cilit i ka shprehur...

E kryer: Benzema largohet nga Real Madridi pas 14 vitesh, pritet njoftimi zyrtar

Real Madrid's Karim Benzema controls the ball during the Champions League final soccer match between Liverpool and Real...

Grubi: Koncepti i ri i ndërtimit me Bechtel & Enka është garancë e realizimit cilësor dhe më të shpejtë të Korridoreve 8 dhe 10-D

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte i pranishëm sot në vendin prej ky fillon ndërtimi i Korridorit 8. Grubi përmes...

Kendall Jenner merr vëmendjen me fustanin provokues në kuvertën e jahtit në Kanë – Telegrafi

Kendall Jenner bëri një shfaqje mjaft provokuese në një postim të ri në InstaStory të mërkurën. Modelja 27-vjeçare, e...
- Advertisement -

Heqja e 20 përqindëshit nga Kushtetuta/ Grubi: Do të ndodh kur t’i vijë koha

Nënkryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi, sot ishte pjesëmarrës në fillimin e punimeve për ndërtimin e Korridorit 8,...

Rrustemi: Korridori 8 po ndërtohet me koncept të ri infrastrukturor, më shpejtë dhe me korrektësi maksimale

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi deklaroi sot nga terreni punues për Korridorin 8 se në...