Georgina tregon me krenari strijat në bark dhe kilogramët e tepërt që i shtoi gjatë shtatzënisë

-


Çifti i famshëm, Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo, janë duke i shijuar pushimet familjare dhe janë në fokus të vazhdueshëm të fotoreporterëve.

Derisa kanë vazhduar të marrin rreze në Ibiza duke u relaksuar në superjahtin e tyre, në faqet rozë kanë qarkulluar fotografi të shumta të tyre.

Në disa fotografi me bikini me ngjyrë të gjelbër, 28-vjeçarja dukej paksa më e plotë në krahasim me fotografitë që i shpërndan në Instagram, ashtu që u bë shënjestër e kritikave nga disa prej përdoruesve në rrjetet sociale.

(Foto: GTres/SplashNews)

Megjithatë, bukuroshja ka vazhduar të shfaqet me bikini, kësaj radhe me bikini të zeza duke vënë në plan të parë figurën trupore me një dukje tërësisht natyrale.

Ajo nuk ka ngurruar të tregojë strijat në bark që i kanë mbetur nga shtatzënia apo kilogramët e tepërt që i kishte shtuar derisa ishte në pritje.

(Foto: GTres/SplashNews)

Kujtojmë që Georgina në prill solli në jetë njërën nga foshnjat binjake që priste. Foshnja e gjinisë mashkull kishte vdekur në lindje, kurse vajza kishte ardhur në jetë shëndosh e mirë.

Rodriguez është po ashtu edhe nënë e një vajze tjetër me Ronaldon, Alana Martina, të cilën e ka lindur në nëntor të vitit 2017.

(Foto: GTres/SplashNews)

Ajo dhe superylli i futbollit i rritin bashkë edhe tre fëmijë tjerë të portugezit, të cilët kanë lindur me nëna surrogate. /Telegrafi/

Lajmet e fundit

Përplasen dy trena në Indi, raportohet për shumë viktima

Shumë njerëz dyshohet se kanë vdekur në Indinë lindore pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pas një përplasjeje...

Klubet me vlerën më të lartë në botë, kush mban kreun?!

Në këtë sezon nuk fitoi asnjë trofe, por Real Madrid ka se për çfarë të krenohet. “Los Blancos” janë...

Florim Asani nga gjenerata U18 e Shkëndijës po dëshmon talentët e rinjë të sportit që i ka Tetova

Mesfushori i fundit Florim Asani nga Tetova i cili për momentin po luan në gjeneratën U18 të klubit të...

Dashuri dhe festë për të voglin e yllit Liza

Dihet tashmë se ajo është një yll i muzikës atje ku jetoj por jo vetëm, por edhe një zonjë...
- Advertisement -

Edi Rama për Ali Ahmetin dhe babanë e Hashim Thaçit: Burra!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka komentuar vizitën e sotme të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në...

Kryeparlamentari Xhaferi në Vilnus takoi nënkryetaren e parë të Asamblesë nacionale franceze, Valeri Rabo

Kryetari Xhaferi sot, në margjinat e takimit në nivel të lartë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të...