Pendarovski: Maqedonia e Veriut përballet me kërcënime hibride ruse! Veriu në Kosovë dhe Republika Serbe, pika të brishta në rajon

-

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në hyrje të Samitit të NATO-s në Madrid tha se Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me kërcënimet hibride që vijnë nga Rusia.

“Në lidhje me aleancën e NATO-s, kjo luftë në Ukrainë ka provokuar edhe më gjerë disa nga kërcënimet hibride me të cilat jemi përballur minimum në 4 vitet e fundit. Duke folur veçanërisht për Maqedoninë e Veriut mund të ju them se jemi duke u përballur me këto kërcënime hibride që na vijnë nga Federata Ruse që nga viti 2018, që kur e kishim referendumin për çështjen e emrit, të cilin e ndryshuam për t’u bërë anëtare të NATO-s”, deklaroi Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

Pendarovski para samitit përmendi edhe pikat e brishta në Ballkanin Perëndimor, të cilat mund të jenë shkas për destabilizim të rajonit.

“Janë ende disa pika të brishta në rajon, e dine të gjithë, Veriu në Kosovë, Republika Serbe, pika të brishta për të cilat jemi më të vëmendshëm, jo vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor por të gjithë aleatët perëndimor duhet të kenë më shumë kujdes për këto pika të buta, të brishta, në të kundërtën, destabilizimi i gjithë rajonit mund të fillojë diku”, tha Pendarovski.

Lajmet e fundit

Aleksandre Pato, për herë të tretë rikthehet te ish klubi i tij

Fans applaud as Orlando City forward Alexandre Pato stands on the pitch after an MLS soccer match against...

Tensionet në veri, deputeti gjerman: Kosova po zbaton të drejtat në territorin e saj

Tensionet në veri të Kosovës, kanë sjellë reagime të shumta të ndërkombëtarëve të cilët nuk i kursyen kritikat ndaj...

Lukashenko mohoi thashethemet për shëndetin, kundërshtari i tij: Është në gjendje kritike

Belarusian President Alexander Lukashenko. Photo: Sergei GUNEYEV/AFPPresidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko thuhet se është në gjendje kritike. Kjo...

Nita Latifi vjen me këngën e re “2 Gota” – Telegrafi

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Nita Latifi, ka lansuar sot (e shtunë) këngën e re. “2 gota” mban titullin projekti...
- Advertisement -

Muamed Sejdini: Duhet edhe më shumë punë

Federata e Futbollit të Maqedonisë sot zhvilloi Kuvendin e rregullt, në të cilën morri përkrahje të plotë nga UEFA...

Situata në veri, kongresmeni Torres del kundër Blinken: Kosova është aleat i palëkundur i SHBA

Situata në veri të Kosovës është kthyer në temë diskutimi si në “tryezën” e BE ashtu edhe në atë...