Ramosaj dhe Peci nënshkruajnë marrëveshje për sektorin e ujitjes në Deçan

Bashkim Ramosaj, kryetari i Komunës së Deçanit të mërkurën e 29 qershorit nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se të enjten e 28 qershorit ka nënshkruar një marrëveshje me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Sipas marrëveshjes  do të ndahen 349 mijë e 800 euro për sektorin e ujitjes për fermerët deçanas.

Nënshkrimi i marrëveshjes Ramosaj-Peci

Në postimin e kryetarit të Komunës së Deçanit njoftohet nënshkrimi i marrëveshjes me ministrin Peci, përfshinë edhe ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemit të ujitjes në komunën e Deçanit.