Vajza e Alec Baldwin rrëfen se është përdhunuar si adoleshente: Ajo ngjarje e ndryshoi tërësisht rrjedhën e jetës sime

-


Vajza e aktorit Alec Baldwin, Ireland, ka rrëfyer se ishte përdhunuar kur ishte adoleshente.

“Së pari dua të them se nuk e konsideroj përgjegjësi të asnjë femre të flasë për këtë temë nëse ajo nuk dëshiron. Në 24 orët e fundit kam parë postime të panumërta në TikTok, ku femrat u thonë femrave tjera se është detyrë e tyre për të folur për abortin. Mendoj se kjo është gabim”, e ka nisur rrëfimin modelja.

26-vjeçarja ka thënë se dëshiron të ndajë historinë e saj, sepse do që gratë të ndihen të dashura, pavarësisht nëse duan apo jo të zbulojnë se çfarë kanë kaluar.

(Foto: Instagram/irelandirelandireland)

“Unë jam përdhunuar kur isha adoleshente. Kam humbur vetëdijen. Ajo ngjarje ndryshoi tërësisht rrjedhën e jetës sime. E mbajta atë sekret brenda për vite me radhë, gjë që shkaktoi dhimbje si për mua, ashtu edhe për njerëzit që dua”, ka treguar Ireland duke shtuar se të vërtetën ia kishte thënë vetëm infermieres dhe më pas u dha pas alkoolit.

“Dilja vazhdimisht. Isha në disa lidhje të dhunshme dashurie. Po bëja gjithçka që mundja që të mos mendoja më për atë që ndodhi”.

@irelandshmireland

I’m here for you ♥️ #fyp #roevwade #womensrights

♬ original sound – Ireland

“Kur pashë shumë femra të guximshme që flisnin hapur për abortet, fillova të imagjinoja se si do të ishte jeta ime nëse atëherë do të kisha mbetur shtatzënë dhe do të më duhej ta rritja fëmijën. Kijeni parasysh që unë kam para dhe qasje në kujdesin shëndetësor, ndërsa shumë femra nuk e kanë këtë”, ka vazhduar modelja.

Më vonë, Ireland mbeti shtatzënë me një të dashur, i cili ia bëri të qartë se nuk donte fëmijë apo martesë.

(Foto: Instagram/irelandirelandireland)

“Vendosa të abortoj, sepse e di se si është të jetosh me prindër që e urrejnë njëri-tjetrin. E vendosa veten në radhë të parë dhe do ta bëja përsëri”, ka përfunduar ajo.

Sa për kujtesë, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ditë më parë hoqi të drejtën ligjore të grave për të kryer abort deri në javën e 15-të të shtatzënisë. Tani çdo shtet vendos individualisht nëse do të lejojë apo ndalojë abortin, gjë që ka hasur në kritikat e opinionit. /Telegrafi/

Lajmet e fundit

Përplasen dy trena në Indi, raportohet për shumë viktima

Shumë njerëz dyshohet se kanë vdekur në Indinë lindore pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pas një përplasjeje...

Klubet me vlerën më të lartë në botë, kush mban kreun?!

Në këtë sezon nuk fitoi asnjë trofe, por Real Madrid ka se për çfarë të krenohet. “Los Blancos” janë...

Florim Asani nga gjenerata U18 e Shkëndijës po dëshmon talentët e rinjë të sportit që i ka Tetova

Mesfushori i fundit Florim Asani nga Tetova i cili për momentin po luan në gjeneratën U18 të klubit të...

Dashuri dhe festë për të voglin e yllit Liza

Dihet tashmë se ajo është një yll i muzikës atje ku jetoj por jo vetëm, por edhe një zonjë...
- Advertisement -

Edi Rama për Ali Ahmetin dhe babanë e Hashim Thaçit: Burra!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka komentuar vizitën e sotme të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në...

Kryeparlamentari Xhaferi në Vilnus takoi nënkryetaren e parë të Asamblesë nacionale franceze, Valeri Rabo

Kryetari Xhaferi sot, në margjinat e takimit në nivel të lartë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të...