Sukses i madh për boksin e Kosovës, pasi që siguron medalje në Lojërat Mesdhetare. Boksieri Shpëtim Bajoku gjunjëzon Essam Amen dhe u kualifikua në gjysmëfinale. Bajoku në kategorinë deri me 63 kilogramë arriti që të mposht boksierin nga Algjeria, Amen Essam.
Është sukses i madh për boksin e Kosovës, pasi që shijohet një medalje në një event të madh sportiv, pas pritjes 35 vjeçare.
Në vitin 1987, Aziz Salihu fitoi medaljen e artë, sikurse edhe Agim Latifi dhe Fatmir Makolli të argjendtën. Këta fituan medaljen për shtetin që nuk ekziston, ish Jugosllavinë.