Vetëvendosje akoma nuk i ka bindur deputetët ta votojnë kodin civil

-

Para pushimeve të verës, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të diskutojnë për një temë të rëndësishme.

Draft Kodi – Civil do t’u shkojë përsëri për votim.

Mirëpo, përkundër që bindjes së Ministrisë së Drejtësisë se draft-kodi do të kaloj, Qeveria nuk ia ka dal që t’ua ndërroj mendjen deputetëve të cilët herën e parë e kundërshtuan fuqishëm këtë pikë.

Deputeti i Listës Guxo, Burim Meta thotë se përsëri do të votoj njëjtë.

“Absolutisht ne këtu nuk jemi që të ndërrojmë mendimet sa qel e mshel sytë. Unë kam dhënë katër sygjerimet e mija, katër amandemtime kam propozuar që të bëhen me plotësim-ndryshime dhe nëse një gjë e tillë nuk realizohet unë prapë do të jap mendimin tim përmes votës time dhe natyrisht do të votoj kundër”, ka thënë deputeti Burim Meta

Burim Meta

Sikur Meta, do të veproj edhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje.

“Nëse kanë bërë ndryshim, ne jemi në rregull, sepse ne nuk e kemi pasur asnjë problem me Kodin Civil. Është pesë libra dhe ne e dijmë se është Ligji më i rëndësishëm pas Kushtetutës në shtet. Por, nëse nuk kanë bërë ndryshim në këto dy nene unë personalisht jam prapë kundër”, ka thënë deputetja Duda Balje

Duda Balje

Megjithatë, sipas deputetit të Vetëvendosjes, Visar Korenica, Qeveria u ka premtuar se do t’i bëjë disa ndryshime në draft-kod.

“Po kemi pasë dhe propozimi ka qenë që do të ketë ndryshim dhe prandaj them që nuk mund të jap ndonjë përgjigje të prerë sa i përket kësaj informate të cilën ju e keni, prandaj është mirë të presim të vij së pari draft-kodi civil në Kuvend, të kaloj nëpër komisionet përkatëse dhe më pastaj të japim ne mendimin tonë”,është shprehur deputeti Visar Korenica

Visar Korenica

Nazlie Balaj, këshilltare në ministrinë e Drejtësisë ka deklaruar për Televizionin Dukagjini se draft-kodi do të kaloj.

Për të 14 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kishin votuar kundër.

 

Lajmet e fundit

Shpërthim në kufirin që bashkon Bjellorusinë, Rusinë dhe Ukrainën

Ushtarët rusë kanë hedhur në erë ditën e djeshme një rrugë që lidh qytetin ukrainas të Chernihiv me Bryansk...

Luana tërheqëse me kostum larjeje – Telegrafi

Luana Vjollca është në mesin e bukurosheve më atraktive të ekranit shqiptar. Moderatorja është e njohur për formën mbresëlënëse...

Ançeloti refuzon Brazilin dhe vazhdon edhe një vit me Real Madridin

Real Madrid's head coach Carlo Ancelotti celebrates winning the Champions League final soccer match between Liverpool and Real...

Protestat në veri, lëndohet një polic dhe dëmtohen tri automjete të Policisë – Telegrafi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor ka marrë lëndime nga sulmet e protestuesve në...
- Advertisement -

Shokon Prigozhin: Të hetohen krimet nga zyrtarët rusë në Ukrainë

Mercenari rus, Yevgeny Prigozhin, tha se u kishte kërkuar prokurorëve të hetonin nëse zyrtarë të lartë të mbrojtjes ruse...

Milani përgatit kontratë afatgjate për Majk Manjan-in

AC Milan's goalkeeper Mike Maignan saves a ball during the Champions League group E soccer match between RB...