Barcelona dhe Lids, mbyllin marrëveshjen për sulmuesin brazilian

Barcelona ka arritur marrëveshje me skuadrën angleze të Lids Junajtedit, për transferimin e sulmuesit brazilian Rafinja. Çellsi dhe Arsenali gjithashtu ishin fuqishëm në garë, por dëshira e futbollistit dhe agjentit të tij, Deko, ishin vetëm Barcelona.

Tani mediat e ndryshme në Angli dhe Spanjë kanë raportuar se Barcelona dhe Lids kanë arritur tanimë marrëveshje për transferimin e Rafinjas në “Camp Nou” për shumën e 60 milionë eurove.

25-vjeçari ka pasur një sezon fantastik në Premier Ligën e Anglisë, ku realizoi 11 gola dhe dhuroi tre asiste në 35 ndeshje zyrtare.

Futbollisti tanimë ka një marrëveshje personale me katalunasit dhe vetëm pritet që të arrihen disa detaje të tjera para zyrtarizimit të këtij transferimi.