Premtimet boshe të Kasamit i lanë tetovarët pa parkingje, qytetarët dënohen çdo ditë!

Në mungesë të vend-parkimeve në Tetovë makinat mund t’i shohësh të parkuara kudo, në trotuare, në gjelbërim, në hyrje të institucioneve.

Sektori i Punëve të Brendshme paralajmëron masa të rrepta, njëjtë si në të kaluarën. Nga policia thonë se qytetarë të pandërgjegjshëm nuk e vrasin mendjen se ku parkojnë.

Me ardhjen e mërgimtarëve, në vend që të gjendet një zgjidhje, Tetova do të bllokohet edhe më shumë. Për shkak të kaosit në komunikacion gjatë muajve të verës Komuna po merr masa për bllokimin e bulevardit “Iliria” për makinat, për një periudhë dy mujore.

“Bulevardi do bllokohet për interval kohor prej dy muajve, nga sot, deri më 31 të gushtit. Pra gjatë afatit kohor derisa janë këtu mërgimtarët”, tha Zija Qamili, përgjegjës i sektorit për komunikacion – komuna e Tetovës.