Apasievi i Levicës me mekanizma pro-ruse, i nxitë qytetarët për dhunë

Nesër duhet të kalojmë propozimin francez në Qeveri dhe na duhet masë më e madhe, bëri thirri sonte deputeti dhe lideri i Levicës – Dimitar Apasiev, i cili ishte pjesë e protestës para Qeverisë dhe Kuvendit.

Ftoj të gjithë qytetarët të dalin para Qeverisë, planifikojmë të vizitojmë edhe presidentin Pendarovski. Planin B, që ka Levica do ta shpallim menjëherë pas miratimit, nuk do ta presin. Do të duan ta kalojnë në Kuvend dhe për këtë kemi ardhur këtu. Biznesi i kontrabandës së Talat Xhaferit do të dalë në skenë. Do të mundohen që propozimi të mos kalojë në komision, sepse do ta dinë se aty do të ketë zënka, do të mundohen ta hedhin në seancë plenare dhe do të zgjasë disa ditë. I bëj thirrje çdo qytetari të ndërgjegjshëm të Maqedonisë që të jetë para Kuvendit derisa të vazhdojë debati për këtë propozim të pabesë. Edhe nëse e kalojnë, nuk do të thotë asgjë, sepse nuk kanë dy të tretat për të bërë atë që është rënë dakord, për të ndryshuar Kushtetutën. Dhe nëse kalojnë, ne po përgatisim një plan B që do ta shpallim nesër ose pasnesër me një operacion ligjor që do ta anulojë të gjithë këtë. Jemi duke u konsultuar me ekipin ligjor dhe për këtë do të kemi një konferencë të posaçme për shtyp, tha Apasiev para Kuvendit.