Sipas “Sky Sport De”, Matijs De Ligt nuk është vetëm objektiv i Çellsit. Së fundmi në garë është futur seriozisht edhe Bajern Munihu.
Tashmë raportohet se kanë nisur diskutimet mes Juventusit dhe Bajernit, edhe pse De Ligt është i shtrenjtë.
Tarifa e transferimit pritet të jetë 60 deri në 80 milionë euro. Të gjithë presin të reja nga ky operacion në merkato. / abcnews.al