SKANDAL / Në protestat e VMRO-së dhe Levica digjet flamuri i Europës

VMRO dhe Levica po organizojnë protesta kundër hapjes së negociatave të RMV-së me Bashkimin Europian. E gjitha kjo për shkak se nga VMRO dhe Levica kanë ngulur këmbë se shtetit do t’i vijnë shumë të këqija dhe se gjuha maqedonase nuk do të njihet dhe poashtu as identiteti.

Sot para Qeverisë është djegur flamuri i BE-së nga aktivistët e këtyre dy partive opozitare në vend duke i dërguar edhe një mesazh Macronit për propozimin francez që iu është dhënë Maqedonisë së Veriut.

Ky është një skandal i madh nga disa persona të nacionaliteti maqedonas sepse nuk e dëshirojnë të mirën e vendit dhe se agjenda e tyre është pro-ruse dhe anti-europiane.