Ujëvarat e Kamnjanit lëshohen zyrtarisht në përdorim/ Nuredini: Dëshmuam se dimë si të tërheqim turistë (Foto-Video)

Një atraksion turistik ju shtua rajonit të Tetovës. Në Kamnjan në mënyrë zyrtare u lëshuan në përdorim tetë ujëvarat. Në këtë manifestim morën pjesë presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, ministri i ambientit  jetësor Naser Nuredini si dhe përfaqësues nga komuna e Bogovinjës ku edhe gravitojnë këta ujëvara.

“Apeloj tek të gjithë ta duam dhe ta ruajmë ambientin dhe pasurinë e saj. Atë që na ka falur Zoti dhe natyra janë pasuria jonë më e shtrenjtë.” – deklaroi Manir Rexhepi – kryetar i Bashkësisë Lokale.

Kryetari i komunës tha se këto ujëvara kanë sjell një numër të madh turistësh.

“Puna e palodhshme e tyre për një periudhë më të gjatë kohore sot po rezulton  me një sukses të madh ku gjithandej përmenden ujëvarat e Kamnjanit. Dita ditës shtohen turist jo vetëm nga komunat tona por edhe fqinjë si dhe së fundi  po bëjmë jehonë edhe në shtetet fqinje.”- pohoi Besnik Emshiu- kryetra i komunës Bogovinës.