Ballkani dhe FC Shkupi, debutojnë në Champions

Skuadra e FC Shkupit sonte do të debutojë në Ligën e Kampionëve, me shpresë se do të thyejë mallkimin e eliminimit të raundit të parë, që ka “prekur” skuadra nga Maqedonia.

Në tre vitet e fundit, Sileksi u eliminua nga Karabaku, kurse Shkëndija, fillimisht u eliminua nga Nome Kalju nga Estonia, e më pas nga Mura e Sllovenisë. Tani FC Shkupi ka përball Linkollnin nga Gjibraltari, skuadër që nuk duhet të nënvlerësohet.

NAUMOSKI: NUK DUHET NËNVLERËUSAR LINKOLNI

“ …Mos të gënjehemi se do të jetë lehtë. Vetëm të ju rikujtojë se vitin e kaluar kanë luajtur në garat në grupe në Ligën e Konferencës, ashtu që të gjithë duhet të kuptojmë me seriozitet këtë përballje. Të gjithë duhet të japim maksimumin që të arrijmë rezultat pozitiv, i cili do të në lehtësojë rrugën deri te xhiroja e ardhshme dhe të kemi një sfidë të rehatshme kthyese në Gjibraltar, “ tha mes tjerash Kristijan Naumoski, kapiten i FC Shkupit.

 

 

GOCE SEDLOSKI: BESOJ NË REZULTAT POZITIV

 

“Jemi përgatitur dhe të gjithë e presim këtë ndeshje që të tregojmë se çka kemi bërë një muaj në përgatitjet dhe mendojë se ajo e fundit do të jetë me rezultat pozitiv, ” tha mes tjerash Goce Sedloski, trajner i FC Shkupit.

 

Për Shkupin ky do të jetë viti i pestë radhazi që luan në Evropë dhe deri më tani ka kaluar vetëm një xhiro, atë të vitit të kaluar, kur eliminoi Llapin e Kosovës në Ligën e Konferencave, por më pas u eliminua nga Santa Klara e Portugalisë.

Kampioni i Kosovës në futboll, skuadra e Ballkanit do të debutojë në Ligën e Kampionëve, ku do të ballafaqohet me skuadrën e Zhalgirisit nga Lituania. Trajneri Ilir Daja para ndeshjes konfirmoi se janë përgatitur dy variante të lojës.

 

ILIR DAJA: KEMI GATI DY VARIENTE TË LOJËS

Këtu të jepet mundësia dy herë nga 90 minuta, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm. Ne jo vetëm që do të tentojmë të sulmojmë, por duhet të mos humbasim asnjë moment ekuilibrin sepse kundërshtari ka lojtarë të shpejtë dhe mund të na godasë, kështu që kemi përdorur dy variante që do t’i prezantojmë,” tha mes tjerash Ilir Daja, trajner i Ballkanit.

 

Përballja në mes Ballkanit dhe Zhallgirisit do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në orën 20.00, ndërsa 45 minuta më vonë, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, skuadra e FC Shkupit sfidon Linkollnin e Gjibraltarit.

Mahir Thaçi