Reagimi i Beatrix Ramosajt kur pyetet për ribashkimin e Donaldit me Bora Zemanin


Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ishte një ndër më të shpërblyerat me çmime muajin e kaluar në festivalin ‘Netët e klipit shqiptar’.

Në fund të festivalit, ajo dha një intervistë bashkë me vëllain e saj, Alban Ramosaj, ku diskutuan për sukseset e tyre dhe projektet e ardhshme.

Por në intervistën e publikuar tek tash nga Ora News në YouTube, Beatrix shihet se është ngacmuar edhe me një pyetje pikante që lidhet me ish-të dashurin e saj, Donald Veshaj.

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj gjatë qëndrimit në Big Brother VIP (Foto: Top Channel)

Ramosaj u pyet se çfarë komenti ka për ribashkimin e Donaldit me ish-të dashurën e dikurshme, prezantuesen, Bora Zemani, duke komentuar: “Shumë mirë, më vjen mirë, gëzohem”.

Donaldi dhe Bora përndryshe janë fotografuar duke bërë së bashku blerje në Itali, nga ku edhe u konfirmua ribashkimi i tyre.

Ndërkohë, lidhjen e tij me Beatrixin Donadi e kishte filluar gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP.

Por për arsye të panjohura, dyshja u ndanë menjëherë pas mbarimit të finales së BBV, ku Donaldi rezultoi i dytë gjersa fitues u shpall balerini Ilir Shaqiri. /Telegrafi/