“Bild” zbulon detajet financiare që kanë bindur Mbapen të qëndroj te PSZH

Paris Sen Zhermeni ariti që të bind Kilian Mbape që të qëndrojë te klubi parisien edhe për disa sezone.

Megjithatë, për të realizuar dëshirën e tij, PSZH duhej të pranonte kushte astronomike financiare. Sipas shkrimeve të të përditshmes gjermane “Bild”, të ardhurat javore të sulmuesit kapin shifrën marramendëse prej 1.6 milionë euro!

Paga vjetore e francezit është edhe më e pabesueshme. Për çdo sezon, ai do të jetë më i pasur për 86 milionë euro.

I dyti në listën e yjeve më të paguar te klubi francez është Lionel Messi, i cili arkëton 1.1 milionë euro në javë. Më pas është Nejmari, i cili merr pak më shumë se 700 mijë euro në javë.