Gostivari vazhdon me përforcimet, firmos me Vildan Kerim

-

Skuadra e Gostivarit vazhdon që të forcojë ekipin e parë. Klubi shpreson të zërë vendin e Renovës në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedonisë, edhe pse nuk ka asnjë konfirmim në këtë drejtim. Mirëpo kjo nuk e ndal skadrën e Gostivarit për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri.

I fundit që është prezantuar është Vildan Kerimi, i cili vjen te Gostivari, pas një sezoni që kaloi në radhët e Vardarit. Anësori i majtë është 27 vjeç dhe mund të kryejë detyrat sulmuese në mesfushë dhe pritet të jetë një përforcim serioz për Gostivarin.

Kerim, sezonin e kaluar zhvilloi 22 ndeshje te Vardari, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë dhjetë asiste. Më herët në karrierën e tij, Vildan Kerim ka luajtur për Drenicën në Kosovë, skuadrën e Skopjes, si dhe skuadrat e ligës së ulët në Turqi:  Sarajonu, Silifike dhe Karaman. Ndryshe skuadra e Gostivarit deri më tani është forcuar me ardhjen e Nikolovskit, Tanushevit, Stojanovit, Petkovskit, Mustafa-s, Muça-s, Ramadanit, Stojçevskit dhe Krstevskit.

Lajmet e fundit

Grubi: Koncepti i ri i ndërtimit me Bechtel & Enka është garancë e realizimit cilësor dhe më të shpejtë të Korridoreve 8 dhe 10-D

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte i pranishëm sot në vendin prej ky fillon ndërtimi i Korridorit 8. Grubi përmes...

Kendall Jenner merr vëmendjen me fustanin provokues në kuvertën e jahtit në Kanë – Telegrafi

Kendall Jenner bëri një shfaqje mjaft provokuese në një postim të ri në InstaStory të mërkurën. Modelja 27-vjeçare, e...

Heqja e 20 përqindëshit nga Kushtetuta/ Grubi: Do të ndodh kur t’i vijë koha

Nënkryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi, sot ishte pjesëmarrës në fillimin e punimeve për ndërtimin e Korridorit 8,...

Rrustemi: Korridori 8 po ndërtohet me koncept të ri infrastrukturor, më shpejtë dhe me korrektësi maksimale

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi deklaroi sot nga terreni punues për Korridorin 8 se në...
- Advertisement -

Rruga Tetovë-Prizren/ Rrustemi: Është kryer fizibiliteti dhe zgjedhur traseja, vijojmë me proceset pasuese

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi nga terreni punues për fillimin e ndërtimit të Korridorit 8,...

Mourinho nuk garanton qëndrimin te Roma

Jose Mourinho ishte totalisht i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë në finalen e Ligës së Evropës ku pësoi disfatë...