Memli Krasniqi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, është shprehur së është jashtëzakonisht i lumtur më vizitën që ka bërë në komunën e Drenasit.
Ai ka thënë se qeverisja e kryetarit Ramiz Lladrovci, në Drenas është model edhe për komunat më të mëdha, nga cilësia e administratës, deri të traspraenca dhe përfaqësimi gjinor.
“Qeverisja e Ramiz Lladrovcit në Drenas tashmë është model edhe për komunat më të mëdha, që nga cilësia e administratës, investimet infrastrukturore, transparenca e deri te përfaqësimi gjinor”, ka shkruar Krasniqi.
Krasiniqi së bashku me kryetarin e kësaj komune kanë vizituar shumë projekte, që jane duke u realizuar në këtë komun, gjithashtu ai ka shtuar se këto projekte po realizohen pa mbështejen e qeverisë.
“Së bashku me Kryetarin Lladrovci dhe ekipin e tij, pamë shumë projekte të reja, nga ndërtimi i urës në Dobroshec, ngritja e kapaciteteve të ujësjellësit në Çikatovë të Vjetër dhe ndërtimi i kolektorit për grumbullumin e ujërave të zeza në Drenas. Të gjitha këto me buxhet te komunës dhe fatkeqësisht pa kurrfarë mbështetje nga Qeveria qendrore”, ka vazhduar Krasniqi.
Për fund ai tha se “pavarësisht sfidave e mungesës së mbështetjes, puna nuk ndalet në Drenas për të sjellë afër qytetarit qeverisjen që kemi premtuar, qeverisjen për të cilën qytetarët kanë nevojë”.