Aleanca i prishë punët me Danellën, por i mbetet besnike VMRO-së!

-

Ka qenë i pritur reagimi i Alencës për Shqiptarët pas shkarkimit të ushtruesit të drejtorit të Higjienës komunale të Shkupit nga ana e kryetares së Qytetit të Shkupit për shkak se një familjar i tij duke mbrojtur pronën nga protestuesit e dhunshëm në Sheshin Skenderbeu, ka nxjerrë pistoletën e tij.

Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm, sot për Studio 10 në TV24 ka deklaruar se me shkarkimin e drejtorit të higjienës komunale, përfundon bashkëpunimi i tyre me kryetaren e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Deklarata e tij meriton vëmendje dhe analizë, sepse prej saj shihet besnikëria ndaj VMRO-së, sikur të jetë e pashkëputshme dhe jetike.

“Vetëm në atë hotel, nuk e kuptoj pse shkuan përsëri atje dje? Unë nuk e justifikoj përdorimin e armëve, por nëse provokohen, ne jemi njerëz dhe reagojmë emocionalisht. Të gjithë do të reagonin njësoj. Ai është anëtar i Aleancës që është shkarkuar dhe pasi që u shkarkua historia jonë përfundon me ata në qytet të Shkupit. Sot do të kemi një takim dhe këtu përfundon bashkëpunimi ynë me Danela Arsovskën. Ajo e shkarkoi atë, jo VMRO-DPMNE-ja”, ka thënë Taravari.

“Ajo(pra Danella)e shkarkoi atë, jo VMRO-DPMNE-ja”. Pra, Taravari duke ia hedhur fajin Danellës, amniston nga fajësia mentoren ose bazën politike të saj, që është ajo e VMRO-së, e cila praktikisht e zgjodhi kryetare të Shkupit. Harron po ashtu akuzën që lideri i VMRO-së e hodhi ndaj personit me pistoletë, që sipas tij ka dashur ta vrasë atë! Pra, akuza ka ardhur nga Mickovski dhe është shumë e logjikshme që ai dhe të ketë gisht edhe në shkarkimin e drejtorit të ASH-së nga Higjiena Komunale. Në politikë mund të luash koka-msheftas, dhe nuk mund të pretendosh se publiku nuk të sheh e nuk ta lexon “letrën”. Duket ashiqare relativizimi i rastit, për të mos prishur marrëdhëniet me VMRO-në, për ta “lokalizuar” fajësinë, ndoshta edhe për të zbutur qëndrimin e akuzës që vetë Taravari e hedh ndaj protestuesve kur thotë “nuk e kuptoj pse shkuan përsëri atje”…

Lajmet e fundit

Shpërthim në kufirin që bashkon Bjellorusinë, Rusinë dhe Ukrainën

Ushtarët rusë kanë hedhur në erë ditën e djeshme një rrugë që lidh qytetin ukrainas të Chernihiv me Bryansk...

Luana tërheqëse me kostum larjeje – Telegrafi

Luana Vjollca është në mesin e bukurosheve më atraktive të ekranit shqiptar. Moderatorja është e njohur për formën mbresëlënëse...

Ançeloti refuzon Brazilin dhe vazhdon edhe një vit me Real Madridin

Real Madrid's head coach Carlo Ancelotti celebrates winning the Champions League final soccer match between Liverpool and Real...

Protestat në veri, lëndohet një polic dhe dëmtohen tri automjete të Policisë – Telegrafi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor ka marrë lëndime nga sulmet e protestuesve në...
- Advertisement -

Shokon Prigozhin: Të hetohen krimet nga zyrtarët rusë në Ukrainë

Mercenari rus, Yevgeny Prigozhin, tha se u kishte kërkuar prokurorëve të hetonin nëse zyrtarë të lartë të mbrojtjes ruse...

Milani përgatit kontratë afatgjate për Majk Manjan-in

AC Milan's goalkeeper Mike Maignan saves a ball during the Champions League group E soccer match between RB...