Deliu kërkon shkarkimin e ministrit Aliu: Auditori konfirmoi pretendimet e PDK-së për korrupsion në MI

-

Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, për shkak se siç thuhet nga kjo parti opozitare, Auditori i Brendshëm ka gjetur disa parregullësi në këtë dikaster.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, gjatë fjalimit të saj në seancën plenare, ka thënë se  tre muaj më parë PDK-ja kishte ngehur shqetësimin për disa kontrata në këtë ministri disa nga to një burimore.

Sipas saj, të njëjtat janë konfirmuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

“PDK-ja fton prokurorinë që t’i hetojë dhe zbardhë të vërtetat. Një raport i kualifikuar nga ZKA-ja është bazë për hetime dhe për kryeministrin që ta shkarkojë ministrin Aliu”, ka thënë ajo.

“Pse nuk e keni shkarkuar askënd për këto parregullsi që thatë se vetë keni iniciuar auditim? Pse nuk jeni distancuar asnjëherë nga zëvendësministri Durmishi i cili ka deklaruar se ka lidhje miqësore me disa kompani që ju i keni shpërblyer me kontrata milionëshe?”, ka pyetur ajo.

Në anën tjetër, ministri Aliu ka thënë se dyshimet për parregullsi i kanë marrë nga ankesat e operatorëve.

“Ky raport ka tregu që ka parregullsi dhe ne e marrim seriozisht dhe e ftojmë ne prokurorinë. Është pikërisht ky raport i auditimit që është iniciuar që është ndalë ai proces dhe ky ka prodhuar edhe atë serinë e sulmeve serike mediatike kundër nesh”, ka thënë ai.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu

Sipas tij, parregullsitë brenda ministrisë ka pasur jashtëzakonisht shumë dhe dukuria e tillë ka tendencë të vazhdojë edhe më tej.

“Kemi krijuar edhe komisione të tjera për shqyrtim të projekteve specifike pikërisht për këto parregullsi. Për shkak se ajo që e shohim nga e kaluara, nga ajo qe kemi trashëguar nga ju, nuk ka të bëjë me institucione e me shtet ndërtim.. e jona është të vendosim rend. Thatë që nuk po distancohemi, në momentin që hetimet të përcaktojnë konkretisht orientimin patjetër që do të marrim masa, absolutisht për secilin zyrtar”, shtoi ai.

Lajmet e fundit

Aleksandre Pato, për herë të tretë rikthehet te ish klubi i tij

Fans applaud as Orlando City forward Alexandre Pato stands on the pitch after an MLS soccer match against...

Tensionet në veri, deputeti gjerman: Kosova po zbaton të drejtat në territorin e saj

Tensionet në veri të Kosovës, kanë sjellë reagime të shumta të ndërkombëtarëve të cilët nuk i kursyen kritikat ndaj...

Lukashenko mohoi thashethemet për shëndetin, kundërshtari i tij: Është në gjendje kritike

Belarusian President Alexander Lukashenko. Photo: Sergei GUNEYEV/AFPPresidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko thuhet se është në gjendje kritike. Kjo...

Nita Latifi vjen me këngën e re “2 Gota” – Telegrafi

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Nita Latifi, ka lansuar sot (e shtunë) këngën e re. “2 gota” mban titullin projekti...
- Advertisement -

Muamed Sejdini: Duhet edhe më shumë punë

Federata e Futbollit të Maqedonisë sot zhvilloi Kuvendin e rregullt, në të cilën morri përkrahje të plotë nga UEFA...

Situata në veri, kongresmeni Torres del kundër Blinken: Kosova është aleat i palëkundur i SHBA

Situata në veri të Kosovës është kthyer në temë diskutimi si në “tryezën” e BE ashtu edhe në atë...