Foto lajm: Sanohen dëmtimet para Ministrisë së Jashtme

Sot në hyrje të Ministrisësë Punëve të Jashtme janë vërejtur mjeshtrit duke sanuar dëmtimet që i shkaktuan protestat e dhunshme të opozitës.
Mbrëmë pasi protestuesit e zbrazën vrerin e tyre me gurë e dru’ në Sheshin Skënderbeu, para Ministrisë së punëve të Jashme erdhën me lule dhe nuk pati incidente.
Siç shihet nga fotot, mjeshtrit sot kanë punuar gjithë ditën në pastrimin e xhamave të thyer dhe për ta kthyer hyrjen në gjendjen e mëparshme. Deri tash nuk ka ndonjë vlerësim për dëmet.