Rocco Morabito, mafiozi i arratisur dorëzohet në Itali

Një nga njerëzit më të kërkuar në Itali, Rocco Morabito, ka mbërritur në Romë pasi është ekstraduar nga Brazili, ku kishte qenë i fshehur.

I njohur si “mbreti i kokainës së Milanos”, 55-vjeçari është arrestuar në maj të vitit të kaluar në një operacion të përbashkët të policisë braziliane dhe italiane, i cili është i dënuar me 30 vjet burg për trafikim droge.

Bosi i mafias kaloi dekada në arrati duke përdorur një identitet të rremë në Amerikën e Jugut, por policia më në fund e ka gjurmuar atë vitin e kaluar në João Pessoa, në një qytet në Brazilin verilindor, ku është arrestuar së bashku me një tjetër anëtar të grupit mafioz ‘Ndrangheta, Vincenzo Pasquino. Pasquino që atëherë është dënuar me 17 vjet burg për trafikim droge.

Ndërsa ,mbërritja e Rocco Morabitos në Romë i jep fund një gjuetie prej dekadash.

Rocco Morabito

I lindur në qytetin kalabrez të Afrikos dhe me lidhje familjare me bosin mafioz Giuseppe Morabito, Rocco Morabito është bërë një figurë kyçe në ‘Ndrangheta, rrjeti i përhapur kriminal që kontrollon pjesën më të madhe të trafikut të kokainës në Itali dhe më gjerë.

Si i ri, Morabito shpejt ka bërë emër si një trafikant droge në Milano, duke krijuar rrugë kyçe të kontrabandës së kokainës nga Amerika e Jugut në qytetin italian.

Ndërsa për shkak të stilit të veshjes, ai shumë shpejt ka rënë në vëmendjen e policisë italiane, e cila edhe e ka vënë nën vëzhgim.

Ai është regjistruar duke u përpjekur të ndërmjetësonte marrëveshje për të importuar më shumë se një ton kokainë nga Amerika e Jugut, por është zhdukur më vonë.

Kurse sipas policisë ka ai ka ikur në Brazil, dhe ka jetuar me emrin e supozuar Francisco Capeletto, dhe nga atje atje është zhvendosur në Uruguain fqinj, ku ka jetuar në vendpushimin e Punta del Este për të paktën 13 vjet.

Ai gjithashtu kishte marrë me qira një shtëpi luksoze, duke e mbushur me vepra arti, ndërsa fqinjët e tij kanë thënë se ai ka pasur një makinë modeste dhe vetëm kur ai kishte organizuar një festë luksoze për ditëlindjen e vajzës së tij, ata kishin kuptuar për pasurinë e tij.

Por pikërisht kur Morabito kishte regjistruar vajzën e tij në shkollë me emrin e saj të vërtetë, policia prapë e ka vënë nën vëzhgim.

Ndërsa në shtator 2017, Morabito ishte zhvendosur në një hotel në kryeqytet, Montevideo, sepse kishte pasur një sherr me gruan e tij,dhe policia prapë w gjurmoi atë.

Ndër pasuritë e tij, ata gjetën një armë, 13 telefona celularë dhe 150 fotografi të Morabito-s me madhësi të pasaportës me maska të ndryshme.

Megjithatë, ditët e tij në arrati nuk kishin mbaruar ende. Në vitin 2019, pasi kishte kaluar dy vjet burg në pritje të ekstradimit në Itali, ai është arratisur së bashku me tre të burgosur të tjerë nga një vrimë në çati.

Si pjesë e një operacioni policor shumëkombësh të udhëhequr nga Interpoli që synonte të luftonte ‘Ndrangheta’, ai më në fund u gjurmua në një hotel në qytetin e João Pessoa në vitin 2021. Kurse, Gjykata e Lartë Federale e Brazilit ka autorizuar ekstradimin e tij në Itali javën e kaluar, transmeton BBC.