Sveçla numëron aksionet e Policisë, thotë se ishin të suksesshme

-

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i ka numëruar aksionet e Policisë të ditës së enjte, të cilat i ka cilësuar si të suksesshme.

Përmes një statusi në Facebook, Sveçla, ka thënë se lufta ndaj “ilegaliteteve që cenojnë jetën e qytetarëve tanë nuk ka alternativë”.

Ai ka bërë të ditur se Dogana e Kosovës, të enjten ka konfiskuar mbi gjashtë ton mallra të konfiskuara nga Serbia.

Po ashtu, ai ka shkruar për aksionin e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokuorinë ku janë sekuestruar kamerat e vendosura dhe të kontrolluara nga strukturat paralele të Komunës së Shtërpcës.

Policia e Kosovës të enjten e shtatë korrikut ka zhvilluar një aksion për bastisjen e disa lokacioneve në komunën e Shtërpcës.

Policia e Kosovës, që nga orët e mëngjesit është duke e zbatuar urdhrin e Gjykatës së Ferizajt për bastisjen e pesë lokacioneve në Shtërpcë dhe largimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale.

Policia e Kosovës të enjten e shtatë korrikut ka zhvilluar një aksion për bastisjen e disa lokacioneve në komunën e Shtërpcës.

Rasim Maloku ka  theksuar se ky aksion ndërlidhet me disa të arrestuar në rastin “Brezovica”.

“Ky aksion nuk lidhet direkt me ndërtimet pa leje në Brezovicë, por ndërlidhet me disa të arrestuar të Brezovicës pasi që njëri nga ta, përkatësisht ish-kryetari i komunës Bratisllav Nikoliq është edhe koordinator i strukturave ilegale, e që këto struktura kanë menaxhuar  me kamerat e sigurisë që kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe institucionet publike të Republikës së Kosovës, e që këto informacione janë përcjellë në strukturat e sigurisë në Serbi”, ka thënë Maloku.

Sipas tij, janë katër lokacione të bastisura, ku janë larguar edhe kamerat e sigurisë.

 

Lajmet e fundit

Shpërthim në kufirin që bashkon Bjellorusinë, Rusinë dhe Ukrainën

Ushtarët rusë kanë hedhur në erë ditën e djeshme një rrugë që lidh qytetin ukrainas të Chernihiv me Bryansk...

Luana tërheqëse me kostum larjeje – Telegrafi

Luana Vjollca është në mesin e bukurosheve më atraktive të ekranit shqiptar. Moderatorja është e njohur për formën mbresëlënëse...

Ançeloti refuzon Brazilin dhe vazhdon edhe një vit me Real Madridin

Real Madrid's head coach Carlo Ancelotti celebrates winning the Champions League final soccer match between Liverpool and Real...

Protestat në veri, lëndohet një polic dhe dëmtohen tri automjete të Policisë – Telegrafi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor ka marrë lëndime nga sulmet e protestuesve në...
- Advertisement -

Shokon Prigozhin: Të hetohen krimet nga zyrtarët rusë në Ukrainë

Mercenari rus, Yevgeny Prigozhin, tha se u kishte kërkuar prokurorëve të hetonin nëse zyrtarë të lartë të mbrojtjes ruse...

Milani përgatit kontratë afatgjate për Majk Manjan-in

AC Milan's goalkeeper Mike Maignan saves a ball during the Champions League group E soccer match between RB...