Ambasada japoneze në Kosovë: Ngushëllimet që kemi marrë për ish kryeministrin Abe, dëshmi e miqësisë sonë

Pas vrasjes së ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, ka reaguar ambasada e këtij vendi në Kosovë, duke falënderuar përfaqësuesit e institucioneve dhe personalitetet e tjera që për mesazhet dhe mbështetjen e treguar me këtë rast.

Ambasada japoneze, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se janë të pikëlluar nga vdekja, teksa ka shtuar se Abe nisi Iniciativën e Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Ngushëllimet që kemi marrë sot janë dëshmi e marrëdhënieve tona të forta miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës, për të cilat zoti Abe dha një kontribut të madh”, thuhet në reagimin e ambasadës Japoneze.

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, është qëlluar të premten për vdekje, derisa po fliste në një tubim zgjedhor në qytetin Nara të Japonisë.

Ai la pas vetes një karrierë të gjatë politike duke qenë kryeministri më i ri dhe më jetëgjatë i këtij shteti.

Momenti kur qëllohet për vdekje ish-kryeministri japonez Shinzo Abe (VIDEO)

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, qëllohet teksa mban një fjalim elektoral në Japoni