Don Xhoni publikon “Katile”, me protagoniste në klip Megi Pojanin

-


Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar prej disa ditësh, reperi Don Xhoni ka publikuar mbrëmjen e së enjtes këngën e tij më të re.

“Katile” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është tipike verore e zhanrit hip-hop.

Kënga është punuar nga producenti Çelik Lipa, gjersa për tekstin është kujdesur vet reperi drenicas.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë pasi protagoniste e tij është influencuesja shumë e përfolur shqiptare, Megi Pojani.

Madje në një skenë të klipit, Don Xhoni dhe Megi shfaqen të veshur si nuse e dhëndër, teksa nuk mungojnë edhe skenat provokuese të modeles Pojani.

Foto: Don Xhoni/Instagram

Regjisor i klipit është Adonis Krasniqi, teksa “Katile” shënon projektin e parë muzikor i reperit nga Drenasi për këtë verë. /Telegrafi/

Lajmet e fundit

Zelensky: Rusia do të humbasë së bashku me ata që e ndihmojnë atë me terrorin

“Çdo person që punon me Rusinë do të mbyllet nga sanksionet. Dhe Federata Ruse do të humbasë gjithçka, së...

Aleksandre Pato, për herë të tretë rikthehet te ish klubi i tij

Fans applaud as Orlando City forward Alexandre Pato stands on the pitch after an MLS soccer match against...

Tensionet në veri, deputeti gjerman: Kosova po zbaton të drejtat në territorin e saj

Tensionet në veri të Kosovës, kanë sjellë reagime të shumta të ndërkombëtarëve të cilët nuk i kursyen kritikat ndaj...

Lukashenko mohoi thashethemet për shëndetin, kundërshtari i tij: Është në gjendje kritike

Belarusian President Alexander Lukashenko. Photo: Sergei GUNEYEV/AFPPresidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko thuhet se është në gjendje kritike. Kjo...
- Advertisement -

Nita Latifi vjen me këngën e re “2 Gota” – Telegrafi

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Nita Latifi, ka lansuar sot (e shtunë) këngën e re. “2 gota” mban titullin projekti...

Muamed Sejdini: Duhet edhe më shumë punë

Federata e Futbollit të Maqedonisë sot zhvilloi Kuvendin e rregullt, në të cilën morri përkrahje të plotë nga UEFA...