Jahti “Moonrise” i themeluesit të WhatsApp-it ankoruohet në Portin e Durrësit

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, të premtën e 8 korrikut në një postim në Facebook ka bërë të ditur lajmin se jahti “Moonrise” i Jan Koum, themeluesit të WhatsApp-it është ankoruar në Portin e Durrësit nga Porti i Spanjës.

“Nga porti i Barcelonës në Spanjë, në Portin e Durrësit në Shqipëri. Ky është superjahti ‘’Moonrise” i themeluesit të WhatsApp-it Jan Koum i cili është ankoruar mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit”.

Jahti “Moonrise”

Tutje në njoftimin e Edi Ramës shkruhet se që nga fillimi i sezonit turistik kanë qenë të shumtë kroçerat dhe jahtet e huaja që kanë zgjedhur portet shqiptare për tu ankoruar dhe sjellë turistë të huaj.