Kampionia e Maqedonisë, me 2 përforcime nga Brazili

Skuadra kampione e futbollit për femra, ZHFK Luboten, ka nisur të krijojë ekipin për sezonin e ardhshëm, pasi zyrtarizoi nënshkrimin e kontratave me dy femrave ndërkombëtare nga Brazili.

Bëhet fjalë për Ceuri Goya, i cili konsiderohet një golashënues i madh dhe që ka përvojë në futbollin europian, pasi ka luajtur për Spartak Subotica dhe Maysa Delgado Benedito, e cila luan në mbrojtje.

Ky është vetëm fillimi për skuadrën nga Tetova, e cila paralajmëroi përforcime të reja për kualifikueset e ardhshme për Ligën e Kampionëve.