Kjo është lutja që bëjnë haxhilerët në ditën e arafatit, një ditë para festës së Bajramit

E Premtja e sotme për pjestarët e komunitetit mysliman është e një rëndësie të veçantë pasi në këtë ditë haxhilerët kryejnë një nga ritualet më të rëndësishme, arafatin.

Hoxha Fidaim Fazliu ka treguar se cila është lutja që bëhet në këtë ditë nga besimtarët që ndodhen në haxh.

Shkrimi i mëposhtëm është integral dhe i pa edituar

DUA – LUTJE NË ARAFAT

–    O Zot i Madheshtise dhe i fisnikerise me meshiren tende une ….. kerkoj ndihme, per veten time, per dy prinderit e mi per familjen time per te afermit e mi dhe per te gjithe besimtaret kudo qe ndodhen ne bote.

–    O Zot i qiejve dhe i tokes, o Zot i Arshit te larte fisnik e te nderuar, me meshiren tende kerkoj ndihme.

–    O Zot i plotfuqishem te lutemi na drejto e na udhezo ne rruge te drejte te madherise Tuaj, te lutemi na jep devotshmeri, ndershmeri, pasuri,dituri,shendet, rrisk,na e zhduk varferine,na e zhduk egoizmin, prej teje kerkojme ndihme e falje,mbrojtje e meshire,liri e pamvaresi.

–    O i madhi Zot na e mbro fene dhe besimin tone,.

–    O i madhi Zot na e mbro Kombin dhe Shqiptarinë tonë.

–    O i madhi Zot te lutemi na fal e na meshiro, na i fal gjynahet e gabimet tona, gabimet e te kaluares dhe te ardhmes ato qe i kemi mbajtur te fshehura dhe ata qe i kemi be publike.

–    O Allah na jep nga te mirat tuaja te papritura e na mbro nga te keqiat e pa pritura.

–    O i Madhi Zot, na i mbro te turpshmet tona dhe na siguro nga ata qe kemi frike.

–    O i Madhi Zot na i lehteso dhe na i largo sprovat e brengat na i pastro shpirtrat dhe zemrat tona, na bej prej besimtareve te sinqerte dhe te devotshem.

–    O i Madhi Zot Ti na ke krijuar, Ti na udhezon, Ti na ushqen, e Ti na jep per te pire, Ti na e mer shpirtin, e Ti na ringjall.

–    O i Madhi Zot ty te takon falenderimi, sepse vetem Ti je pronari i te gjitha miresive.

–    O i Madhi Zot na pais me dituri te dobishme, na jep furnizim te begatshem, dhe na i fal gabimet tona.

–    O i Madhi Zot na bej te frikesohemi vetem ty, te ecim ne rrugen tende te drejte, e na bej prej te penduarve.

–    O i Madhi Zot Ti je krijuesi, Zhvilluesi, Zoteruesi, e Meshiruesi me i Madh te lutemi na jep deshmine e shpetimit dhe suksesit ne te dy botet.

–    O i Madhi Zot Ti je kujdestar, Epror i pa diskutueshem na siguro me miresite Tuaja, pasi Ti je i plotfuqishem mbi cdo gje.

–    O i Madhi Zot bekimi jot, paqja jote qofshin mbi robin e te Derguarin Tend Muhamedin a.s. familjen e shoket e tij, dhe mbi te gjithe ata qe e  ndjekin rrugen e tij.

–    O i Madhi Zot Ti je degjuesi i lutjeve tona.