
Holandezi ka tre rrugë dhe duhet të zgjedh vetëm një, Juventusin, Bajernin ose Çellsit. Mbrojtësi holandez është në qendër të merkatos dhe deri më tani vetëm Bajern Munihu dhe Çellsi kanë bërë hapat e parë konkret për të.
Sipas “Corriere della Sera”, Bajern Munihu ka bërë gati 75 milionë euro për të blerë kartonin e De Ligt. Mbrojtësi e ka bërë të ditur se dëshiron kalimin te bavarezët dhe pret që oferta e kënaqshme për Juventusin të realizohet./abcnews.al