
Pedri Gonzalez do të mbajë numrin ‘8’ sezonin e ardhshëm. Ishte një sekret i hapur, që futbollisti kanarian do ta merrte atë numër. Në fakt, edhe faqja e tij e krijuar së fundmi shoqërohet nga ai dhe autografet e fundit që tashmë ka nënshkruar me “8”.
Barça ka zyrtarizuar këtë të premte një video me mesfushorin e veshur me “lëkurën” e re. Një numër mitik ‘8’ në klubin katalanas. I fundit që e veshi atë ishte Dani Alves në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar.
Una nova era. Pedri 8️⃣ pic.twitter.com/rlp7xAVJh7
— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) July 8, 2022
Më parë, Miralem Pjanic. Por nëse mendojmë për dikë emblematik në historinë e fundit të entitetit me atë numër të gdhendur në anën e pasme, ai është Andrés Iniesta.
Futbollisti nga Fuentealbilla bëri magji të pastër me atë numër në shpinë. E vërteta është se te Pedri shumë shohin një trashëgimtar, një futbollist që i ngjan Iniesta në lëvizjet e tij elegante në fushë.Legjenda si Zhuli, Stoiçkov, Koku, Amor apo Albert Sellades e kanë mbajtur gjithashtu këtë numër.