
Ish-kryetari i FIFA-s Sep Blater dhe nënkryetari Mishel Platini, i cili ishte gjithashtu njeriu i parë i UEFA-s, janë liruar nga akuzat për korrupsion. Gjykata zvicerane në Bellinzona, i liroi të dy nga akuzat pas gjyqit, i cili zgjati shtatë vjet. Blater dhe Platini i kanë mohuar vazhdimisht akuzat dhe sot më në fund e dëshmuan në gjykatë.
Prokurorët në Zvicër akuzuan Sep Blatterin se i kishte paguar “ilegalisht” 2 milionë franga zvicerane Platinit në vitin 2011. Ky proces nënkuptonte edhe fundi i qëndrimit të tij 17-vjeçar në FIFA dhe ai u pezullua nga të gjitha aktivitetet futbollistike, njëjtë si edhe Platini.
Blater pretendonte se pagesa ishte për shkak të një “marrëveshjeje mes zotërive” që kishte me Platinin, pasi ai ishte këshilltar gjatë organizimit të Kupës së Botës 1998 në Francë, punë që e mbajti deri në vitin 2002. Para se të arrinte në Gjykatë këtë mëngjes, Blater tha se “në jetë nuk jam i pafajshëm, por në këtë rast jam i pafajshëm”, raporton “BBC”.