Brenda gjashtë muajsh regjistrohen gjashtë raste të fëmijëve të braktisur

Fillimi i  javës për dikë nuk ishte mjaftë e qetë. Në Policinë e Kosovës kishte ardhur një raportim ku ankuesja grua kosovare ka raportuar se nipi i saj në moshë të mitur është larguar nga shtëpia e poashtu keqtrajtohej nga babai i tij.

Më pas i njëjti ishte dërguar në strehimore me ndihmen e institucioneve.

E gjithë kjo nga Policia është cilësuar si braktisje e fëmijës. Por, ky nuk është rasti i vetëm ku prindërit braktisin fëmijet e tyre.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale i ka treguar televizionit se nga muaji janar  deri më 30 Qershor të këtij viti janë evidentuar 6 raste të fëmijëve të braktisur.

Deklarata nga Ministria e Mirëqenies Sociale

“Krahasuar me vitin e kaluara, për të njëjtën periudhë të raportimit, është pothuajse numër i njëjtë i rasteve të fëmijëve të braktisur. Pra, në periudhën gjashtëmujore të vitit 2021 kanë qenë të evidentuar 8 raste të reja të fëmijëve të braktisur. Ndërkaq, viti 2021 gjithsej ka evidentuar 15 raste të reja të fëmijëve të braktisur”, ka deklaruar Ministria e Mirëqenies Sociale, për RTV Dukagjinin.

Institucioni përgjegjës i mandatuar me ligj për mbrojtjen  e fëmijëve të braktisur është Qendra për Punë Sociale komunale.

E se cfarë ndodhë me këta fëmijë ka treguar drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës, Vebi Mujku.

Vehbi Mujku, drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës

“Fëmija e cila braktiset, çdo herë e merr kontrollin prej neve, ne e caktojmë një kujdestar ligjor, e caktojmë një menaxher dhe kujdesemi për ta deri në momentin e themelimit të adoptimit”, ka thënë Mukju.

Fëmijës së braktisur deri sa të i sigurohet një familje birësuese mbahen 28 ditë në spital përkatësisht në repartin e nanatologjisë pastaj në familje strehuese apo ndonjë institucion tjetër.

Familjet strehuese që zgjedhen nga qendra paguhen me paga mujore për kujdesin e fëmijëve të braktisur.