
Ylli portugez, Kristiano Ronaldo, ka kërkuar largimin nga Man. Junajted, pasi nuk dëshiron ta lëshojë mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampionëve, në edicionin e ardhshëm.
Edhe pse flitej për interesim që kanë shfaqur Barcelona, Atletiko Madridi në Spanjë, ndërsa në Gjermani u fol për një interesim eventual të Bajern Munihut. Ndërkohë tani një tjetër klub që e do Ronaldon është Çellsi.
“Football Insider” madje e ka zbuluar ofertën e “Blues” për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”. Gjithnjë sipas këtij portali, londinezët janë të gatshëm t’i ofrojnë 16,5 milionë euro për portugezin, i cili ka kontratë edhe një vit me Mançester Junajtedin.
“Djajtë e Kuq”, nga ana e tyre, janë dorëzuar dhe janë të gatshëm ta shesin portugezin, teksa në vend të tij do të mundohen ta transferojnë Paolo Dibalan.