
Sharll de Ketelaar konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në Belgjikë dhe është në listën e dëshirave të shumë klubeve. Deri më tani, vetëm Lidsi dhe Milani, kanë filluar negociatat me klubin e tij Klub Brizh.
Mesfushori sulmues preferon një transferim në “San Siro” dhe jo në Premier Ligë, megjithëse Lids po ofron një kompensim më të lartë (35 milionë) dhe një pagë më të lartë.
Oferta e parë nga “kuqezinjtë” ishte 25 milionë euro, plus 5 milionë bonuse, e cila u refuzua me të parën. Kampioni italian pritet të rikthehet me një ofertë të përmirësuar, pasi agjentët e De Ketelar ishin në Milano për një takim me Paolo Maldinin dhe Frederik Masara.
Vetë futbollisti po e shtyn Milanin, sepse është një klub nga elita europiane dhe plus që do të luajë në Ligën e Kampionëve. Ndryshe De Ketelar është vetëm 21 vjeç, por ai ka luajtur tashmë 120 ndeshje dhe ka shënuar 26 gola për Klub Brizh gjatë tre sezoneve të fundit.