
Kampionati Europiani i femrave në Angli, ka nisur menjëherë me një rekord shikueshmërie për ndeshjen hapëse që ka patur për protagoniste Anglinë dhe Austrinë.
Në “Old Trafford” të Man. Junajtedi, në fakt, janë regjistruar plot 68.371 persona të pranishëm në shkallët e stadiumit për ndeshjen e debutimit mes zonjave të shtëpisë dhe formacionit austriak.
Bëhet fjalë për një rekord si për stadiumin, që nuk kishte regjistruar kurrë një shifër të tillë për një ndeshje femrash, si për historinë e kompeticionit që nuk kishte parë kurrë kaq shumë persona në një ndeshje të kompeticionit.
Konfirmime ka ardhur edhe nga profili zyrtar i UEFA-s Women’s Euro 2022 që ka theksuar të dhënën e pabesueshme në ndeshjen hapëse të turneut.
Për sa i takon ndeshjes, kanë qenë vendaset që kanë fituar me rezultatin e ngushtë 1-0, ndërsa ka qenë vendimtar një gol i shënuar nga Betani Mead.