Galtier, gati listën e gjatë të largimeve nga PSZH

Tekniku më i ri i PSZH-së, Galtier, duket se ka të qartë në kokën e tij se cilët lojtarë do të mbajë dhe cilët do të largojë. Sezonin e kaluar, skuadra franceze kishte 35 lojtarë në listën e tyre, gjë e cila u quajt anomali dhe ndikoi shumë në ecurinë e skuadrës.

Kristof Galtier dhe drejtori sportiv, Luis Campos, po përveshin mëngët për të sistemuar skuadrën e tyre nga të padëshiruarit. Draksler dhe Ikardi nuk bëjnë pjesë në formacionin titullar të PSZH dhe Galtier do të ishte i lumtur nëse do t’i shiste në ndonjë klub tjetër. Kehrer u ble për 38 milionë euro nga Shalke dhe mendohet se mund të paketojë valixhet. Diallo gjithashtu, pasi dëmtimet e tij të shumta nuk kanë rezultuar pozitive për mbrojtësin.

Nëse PSZH arrin të firmosë me Shkriniarin nga Interi, dy mbrojtësit e lartëpërmendur do të prenin biletën për ndonjë ekip tjetër. Kurzava gjithashtu është një i padëshiruar, por ai nuk pranon të largohet nga klubi, gjithashtu nuk ka ende një ekip të interesuar për të.

Ardhja e Vitinja-s në repartin e mesfushës për 40 milionë euro, ka bërë që Paredes, Uajnalldum dhe Ander Herrera të paketojnë valixhet. Sidomos nëse objektivi i radhës, Renato Sançez arrinë të transferohet nga Lill-a te PSZH-ja.