Novak Gjokoviç kaloi në finalen e Uimbëlldonit për herë të tetë në karrierën e tij dhe kjo është finalja e 32-të për serbin në një turne Grand Slam, si asnjë tjetër më parë.
Ai lë pas Federerin me 31 finale dhe Nadalin me 30. Gjokovic ka mposhtur me rezultatin 3-1 (2-6, 6-3, 6-2 dhe 6-4) britanikun Kameron Norie, i cili e mori setin e parë.
Gjithsesi Gjokovic reagoi, siç bën zakonisht, dhe ia doli të fitonte e të kapte finalen. Aty ai do të përballet me Nik Kirgijos, i cili shkoi në finale, pa luajtur për shkak të tërheqjes së Rafael Nadal. / abcnews.al