Interi afër mbylljes së marëveshjes me mbrojtësin e Torinos

Skuadra e Interit është në bisedime të avancuara me skuadrën e Torinos, për shërbimet e mbrojtësit Gleison Bremer. Lojtari është synimi kryesor i “zikaltërve” për repartin e mbrojtjes.

Vetë Bremer ka një marrëveshje për kushtet personale me Interin, ndërsa ajo që ka mbetur e pazgjidhur deri më tani është dakordimi në mes të klubeve.

Torino është duke kërkuar 40 milionë euro për brazilianin. Interi aktualisht është duke e menduar këtë situatë, para se ta bëjë edhe zyrtarisht ofertën.