Jahjaga takon nënë Ferdonijen dhe familjen e heroinës Yllka Domi

-

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ndarë festën e Kubran Bajramit me Ferdonije Qerkezin, një grua e fortë që nuk u dorëzua ndonëse lufta ja mori bashkëshortin dhe katër djemtë e saj.

Në takimin e tyre në Gjakovë së bashku me Jahjagen, ishte edhe autorja e emisionit “Radar” në Radio Televizionin Dukagjini, Edita Doli.

“Këtë festë Bajrami vendosa që së bashku me miken time, Edita Doli, ta kalojmë së bashku me nënë Ferdonije Qerkezin, e cila ka humbur bashkëshortin dhe djemtë e saj në luftë”, është shprehur Jahjaga.

Ndërkaq, vizita e ditës së parë e festës së Kurban Bajramit nuk mbaroi me kaq, Jahjaga dhe gazetarja Doli, kanë vazhduar të bashkëndajnë gëzimin e festës edhe me prindërit e poetes dhe heroinës Yllka Domi, e cila në vitin 1999 është vrarë nga forcat serbe, por kujtimet dhe veprat e saj janë të pavdekshme.

“Një copëz të festës e ndamë edhe me znj.Dashurie dhe z.Afrim Domi, prindërit e poetes dhe heroinës Yllka Domi, e cila e dha jetën e saj për lirinë e Kosovës”, ka thënë ish-presidentja e vendit.

Prindërit e Yllka Domi, Afrim Domi dhe Dashurie Domi së bashku me Atifete Jahjaga dhe Edita Doli

Gjithashtu, Jahjaga ka thënë se ditët e festave bëjnë bashkë shumë familje, dhe e bënë secilin të mendojë për çdo bekim që kanë.

Ndërsa, sipas saj gjatë numërimit të këtyre bekimeve duhet edhe të rikujtojmë se gëzimi dhe festat vetëm se bëhen më të mëdha kur ndahet me të tjerët.

“Ditët e festave mbledhin familjet dhe na bëjnë të mendojmë për bekimet që i kemi. Por, gjatë numërimit të këtyre bekimeve duhet të rikujtojmë që gëzimi e festa shumëfishohet nëse e ndajmë me të tjerët”, ka thënë Jahjaga.

Jahjaga ka thënë se prindërit e Yllka Domit, Dashurie dhe Afrim Domi, janë shembull i fuqisë, shpresës së pa shteruar vetëm për një Kosovë të cilën e kanë ëndërruar dëshmorët e paharruar të luftës për liri.

“Nënë Ferdonija, znj.Dashurie e z.Afrimi janë shembulli i fuqisë, qëndrueshmërisë, e shpresës për një Kosovë të cilën e ëndërruan ata që ranë për të” ka thënë Jahjaga.

Ndërkaq, ajo ua ka uruar çdo qytetari myslimanë, festën e Kurban Bajramit, duke thënë se tryeza e Bajramit të kujton se sa e rëndësishme është familja dhe sa të çmueshme janë momentet që ndahen me të tjerët.

“Qytetarë të dashur myslimanë, me fat festa e Kurban Bajramit! Begatia, harmonia dhe dashuria e pafund shoqërofshin përherë familjet e juaja. Mos harroni të ndani dashuri e pak nga tryeza e juaj e Bajramit me ata që kanë nevojë për pak nga lumturia e begatia e shtëpive tuaja”, është shprehur Jahjaga.

Lajmet e fundit

Shpërthim në kufirin që bashkon Bjellorusinë, Rusinë dhe Ukrainën

Ushtarët rusë kanë hedhur në erë ditën e djeshme një rrugë që lidh qytetin ukrainas të Chernihiv me Bryansk...

Luana tërheqëse me kostum larjeje – Telegrafi

Luana Vjollca është në mesin e bukurosheve më atraktive të ekranit shqiptar. Moderatorja është e njohur për formën mbresëlënëse...

Ançeloti refuzon Brazilin dhe vazhdon edhe një vit me Real Madridin

Real Madrid's head coach Carlo Ancelotti celebrates winning the Champions League final soccer match between Liverpool and Real...

Protestat në veri, lëndohet një polic dhe dëmtohen tri automjete të Policisë – Telegrafi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor ka marrë lëndime nga sulmet e protestuesve në...
- Advertisement -

Shokon Prigozhin: Të hetohen krimet nga zyrtarët rusë në Ukrainë

Mercenari rus, Yevgeny Prigozhin, tha se u kishte kërkuar prokurorëve të hetonin nëse zyrtarë të lartë të mbrojtjes ruse...

Milani përgatit kontratë afatgjate për Majk Manjan-in

AC Milan's goalkeeper Mike Maignan saves a ball during the Champions League group E soccer match between RB...