Khloe Kardashian është rikthyer sërish me Tristan Thompson?


Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian thuhet se janë rikthyer sërish së bashku.

Lojtari i NBA-së thuhet se i ka dhuruar modeles disa lule për ditëlindjen e saj, gjë që përfundimisht u konfirmua duke postuar një fotografi në Instagram dhe duke e etiketuar atë.

Mirëpo, Kardashian vendosi ta fshijë postimin dhe më pas ta ripostojë, ndonëse këtë herë nuk u shfaq emri i basketbollistit.

Foto: Getty Images

Mesa duket kjo ka nxitur reagimin e shumë fansave të tij, të cilët kanë nisur të spekulojnë për një pajtim të mundshëm mes të dyve, pas skandalit të atësisë së Thompson në dhjetor.

Të dy kanë pasur një marrëdhënie shumë të trazuar që kur filluan historinë e tyre të dashurisë në vitin 2016.

Polemika më e fundit erdhi në fund të vitit, kur u publikuan lajmet për atësinë e Thompson me modelen Maralee Nichols.

Foto: Getty Images

Për momentin asnjëri nga të dy nuk ka folur për një pajtim të mundshëm.

Tristan dhe Khloe ndajnë bashkë një vajzë të quajtur, True. /Telegrafi/