Luana Vjollca shijon pushimet në Spanjë


Moderatorja dhe këngëtarja e mirënjohur, Luana Vjollca, gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft e angazhuar me projektin e ri “Thuaje”.

Në kuadër të këtij projekti madhështor, ajo solli pjesë të rëndësishme nga jeta ndonëse nuk munguan as rrëfimet interesante që i kanë ndodhur ndër vite.

Pas angazhimeve të shumta, ajo së fundmi ka bërë të ditur se ka ka nisur pushimet.

Foto: Screenshot/Instagram

Si destinacion të këtij udhëtimi ka zgjedhur ka zgjedhur qytetin e Marbellas në Spanjë.

E njëjta duket se po shënon arritjet e projektit që njëherësh kanë përçuar edhe mesazhe tejet të fuqishme.

Biondja vetëm pak ditë më parë solli këngën e re “Nuk o ka ma qet” në bashkëpunim me reperin MC Kresha.

Kjo këngë për një periudhë të shkurtër ka mbledhur mbi një milion klikime në YouTube. /Telegrafi/