
Skuadra e Milanit ka arritur ta bind skuadrën franceze të Lillës, për transferimin e Renato Sançezit në këtë verë.
Të paktën kështu raporton “Sky Sport”, sipas të cilëve oferta e “rossonerëve” prej 10 milionë eurove është mirëpritur nga ish-kampionët francezë.
Që ky proces të përfundojë shpejt ka mbetur vetëm dakordimi me vetë lojtarin për çështjet që lidhen me pagën. E interesuar për lojtarin është edhe Paris Sen Zhermen.