
Aventura e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi, te Lazio ka përfunduar. Sipas raportimeve të fundit, Muriqi mund të konsiderohet lojtari më i ri i Klub Brizh, pasi ky i fundit ka arritur akord me Lacion për shërbimet e sulmuesit kosovar.
Tani, sipas gazetarit belg, David Va nden Broeck, Muriqi ka arritur në Belgjikë, ku do të nënshkruajë kontratën e tij me Klub Bruzh. Muriqi ka arritur në aeroportin e Zaventem, dhe tani është i gatshëm që të lë pas vete periudhën e vështirë te skuadra e Lacios.
Testet mjekësore janë caktuar, dhe pas tyre do të pasojë nënshkrimi i një kontrate që do ta mbajë Muriqin te Klub Brizh për katër vitet e ardhshme.