Ndërron jetë në moshën 79 – vjeçare aktori Tony Sirico


Aktori Tony Sirico, i cili njihet më së shumti për rolin e pilotit Peter Paul “Paulie Walnuts” Gualtieri në “The Sopranos” të HBO.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar menaxheri i tij ka vdekur, Bob McGowan, aktori ishte 79 vjeç.

McGowan nuk dha shkakun e vdekjes, por e quajti Sirico një “klient shumë besnik dhe afatgjatë” prej 25 vitesh dhe dikë që “gjithmonë jepte për bamirësi”.

Foto: Getty Images

Bashkëylli i “Sopranos” i Sirico, Michael Imperioli, gjithashtu ndau lajmin në Instagram , duke thënë se Sirico vdiq të premten (8 korrik).

“Toni ishte si askush tjetër, ai ishte besnik dhe me zemër të madhe sa çdokush që kam njohur ndonjëherë.Unë isha në krah të tij në shumë gjëra, në kohë të mira dhe të këqija. Por kryesisht në të mira. Dhe ne qeshnim shumë”, shkroi ai.

Foto: Getty

Sirico, i lindur në New York luajti role të shumta në fund të viteve ’80 dhe ’90, por ai u bë i njohur përmes “Sopranos”, duke luajtur rolin shumëngjyrësh, por brutal, Paulie Walnuts, shkruan CNN.

Në kohën e audicionit të tij, ai kujtoi në një intervistë, ai ishte 55 vjeç dhe flinte në divanin e nënës së tij. Ai kishte bërë audicion për një personazh tjetër, por krijuesi David Chase iu afrua atij me një rol tjetër, që doli të ishte ikonik në vetvete.

Pas përfundimit të shfaqjes, Sirico u shfaq në “Lilyhammer”, “The Grinder” dhe “Family Guy”.

Foto: Instagram

Por “Sopranos” – pjesërisht falë popullaritetit të rinovuar të shfaqjes përmes transmetimit – mbeti vepra e tij më e paharrueshme.

Në karrierën e tij prej dekadash, Sirico u shfaq në role të shumta të ftuar në shfaqje të tjera duke përfshirë “Kojak”, “Miami Vice”, “Chuck”, “Medium”, “Lilyhammer” dhe “American Dad”.

Për më tepër, ai huazoi zërin e tij përkohësisht personazhit të “Family Guy” Vinny Griffin.

Sirico dhe ish-aktorët e “Sopranos” Federico Castelluccio dhe Vincent Pastore u ribashkuan sërish në filmin e vitit 2018 “Sarah Q”. /Telegrafi/