“Talenti i përhershëm” i “varë këpucët në gozhdë”

Nga njëri prej lojtarëve më premtues në futbollin anglez dhe jo vetëm, ai u kthye në një pronë të dëmtimeve të shpeshta.

Rënia e formës filloi shumë herët për të. Bashkë me menaxhimin e këmbëve, anglezi s’e menaxhonte dot as jetën e natës. Netët që i kalonte i dehur e në vaska ku tymoste shpesh puro tregonin shumë për seriozitetin e tij në karrierë.

Lojtari lëvdohej edhe nga kundërshtarët për atë çfarë bënte në fushë, por ngecja nuk i vononte. Nga Arsenali, në Bournemouti, e pastaj në Uest Ham – lojtari shëtiste pa arritur të gjente shkëlqimin që të gjithë e prisnin. Në fund, Arahus ishte destinacioni i fundit për të, për ta përmbyllur një karrierë me shumë pritshmëri e më pak të arritura në rrafsh personal.

The post “Talenti i përhershëm” i “varë këpucët në gozhdë” appeared first on Alsat.