Telashe me Lotiton, drejtori Igli Tare mendon largimin

Në vend që të ishte një moment harmonie në skuadër, edhe mbrëmjen e kaluar nuk u zbut tensioni mes presidentit të Lazios, Lotito dhe drejtorit sportiv, Igli Tare.

Mes fërkimeve të ndryshme të akumuluara ndër vite, shqiptari nuk e përtyp dot emërimin e Angelo Fabianit, si koordinator i Primavera dhe Lazio Ëomen, por e konsideron si një kërcim të madh për të ardhmen. Lotito dhe Tare duan të ndahen, por askush nuk dëshiron të bëjë hapin e parë edhe pse drejtori sportiv po mendon seriozisht për dorëheqjen e tij.

Filli i kësaj mosmarrëveshje nuk dihet, por tensioni tashmë është i përhershëm dhe lamtumira është thuajse e pashmangshme.

Tare, sipas “TMW”, po mendon seriozisht për dorëheqjen e tij dhe jo vetëm për emërimin e ardhshëm të Fabianit, por edhe për marrëdhënien minimale me Maurizio Sarri, i cili sezonin e kaluar do t’i kishte kërkuar Lotitos largimin e Tares.